Ndryshimet në polici. Vihet zëvendësuesi i Çipës, ikën dhe Ervin Hodaj

637
Idajet Faskaj, do të zëvendësojë Ardian Çipën në postin e Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Deri tani Faskaj mbante postin e drejtorit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit

Ndërkohë Ervin Hodaj nuk do të jetë më drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës. Në vend të tij është emëruer dhe vjen Ardian Veliu.
Të gjitha ndryshimet
• Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshem për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda

• Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet,në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda

• Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin

• Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike

• Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike

• Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda

• Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:

• Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

• Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

• Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës

• Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

• Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

• Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit “DELTA” Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

• Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

• Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokaster

• Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

• Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë

• Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër

• Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë

• Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë

• Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

• Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës

• Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

• Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës

• Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër

• Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

• Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër

• Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

• Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë

Më 25 prill 2017 u mësua largimi i Ardian Cipes dhe emërimi i tij në sektorin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Sigal