Dyshohet se dhunoi dhe kërcënoi me thikë një person, arrestohet 49-vjeçari në Lushnje

97
Sigal

49-vjeç me iniciale I.E., është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar një person.

Sipas njoftimit të policisë, 49 vjeçari, akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ai dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.