Agim Jazaj: Qytetarë të larguar, patronazhistë të graduar

28
Sigal

Ruralët e graduar dhe qytetarët e larguar

Rilindja: Po sakrifikon pushtetin, për të grabitur miletin!


Vendi është braktisur dhe po vazhdon largimi , sepse sidomos në fshat nuk ka politika të zhvillohet ekonomia. Vlora adimistrohet nga patronazhistë të graduar në institucione publike.

 

Miku im, Haxhi Flaka nga përtej detit se nga e kish marrë vesh, një zot e di!  Ishte bërë tym e flakë, dhe i shkruante mikut të tij të hershëm: Halo Prushit si qëmoti, në ish gazetën “Zëri i Vlorës”! Dhe kur shkruanin në gazetë :Flaka dhe prushi, ndizej tym e flakë e gjithë Vlora! Haberi i kish shkuar gati Haxhiut, nga burime tepër të sigurta, zyrtare dhe ishte vënë në lojë për shumë nga njerëzit e tij, që kishin braktisur fshatin, dhëntë e dhitë. Kanë lënë shkretë tokat, kullotat dhe janë sosur edhe në Vlorë, me lopën për litari, qenin për zinxhiri! Kanë ngritur kasollet e bravareve kudo, edhe pranë Lungo- Mares!
E bren meraku edhe për: Bulin, Sulin, Julin, Kulin, Belulin, Resulin, Çapaçulin…

Sepse edhe këta nga rrethi i soj- sorrollopit të tij janë sosur në Vlorë! Po, në Vlorë kanë zbritur dhe kanë zaptuar pushtetin; edhe nga 7 male kaptuar, nga të katër anët e vendit! Dhe pothuajse të gjithë janë stivosur e sistemuar në administratën e sakatosur- publike, madje tunden e shkunden me titujt edhe përpara kamerave, me kartonat duke ngritur Pro: barçhelor e puthador, jurist e pacifist, patronazhistë e sadist, numërues dhe ngatërrues, puthador e këpucëfshirës, servil, kokëbosh e carahosh; në administratën lokale, po edhe në atë qëndrore, e sidomos në polici është edhe përqindja më e madhe! Ngrenë shoqata, thurin lëvdata, ndajnë dekorata... Thua të ketë defiçencë edhe nga qytetaria vlonjate; për të administruar bashkëqytetarët dhe hidhet “grepi” përtej Adriatikut për të kapur cironka?! Kjo nuk është brenga, jo vetëm e Halos dhe e Haxhiut!
“Fshati qeveris Qytetin”! Është zbatuar Teoria e Mao Ce Dunit në Shqipëri, për tri dekadat e qeverrisje-rrokullisjes! Qeveria e “Rilindjes”ka përgatitur projektligjin, (për të ngjallur të vdekurin) dhe së shpejti do të miratohet ligji, madje do të hyjë në fuqi dhe do të nis zbatimi i tij përpara fushatës së 14 Majit, i cili formulohet; shënon flaka: “Gjithë mileti i zbritur nga fshatrat, të cilët kanë përfituar tokë më ligjin 7501 dhe e kanë braktisur, kanë përfituar dhenë e dhi do të kthehen në origjinë, tek tokat për t’i punuar dhe për të shfrytëzuar, që i kanë lënë shkretë, për të ruajtur dhe shtuar dhëntë e dhitë, lopët; për të ngritur “Akademinë e Çobenjve”!… dhe këta njerëz, me këtë status, nuk kanë të drejtë të punësohen në administratë! Ky ligj, hyn menjëherë në Fuqi!
Kjo nismë ligjore ka në thelb politikat zhvllimore të vendit në gjithë gjeografinë e tij. Vendi është braktisur e vithisur dhe po vazhdon vithisja e braktisja, sepse në fshat sidomos, nuk ka politika të zhvillohet edhe aty ekonomia, vendi, gjithçka. Edhe Begoja, gati i 9 dekadave që ka parë botën dhe ka shkelur si ish-shofer i eksportit  përpara 50 viteve,kujton dhe tregon se si në Zvicër, Gjermani, kudo kishte zhvillim dhe jetonin njerëz në gjithë hartën e vendit, në qytet, në fshat, në kodra e male…
Vendin nuk e braktisnin dhe të turreshin të gjithë duke mbytur edhe qytetet! Të gjithë kanë të drejtë të lëvizin të lirë, po vendi do zhvillohet me politika zhvillimore në gjithë gjeografinë, dhe të ndalet zbrazja e vendit – thot edhe Begoja. Mirëpo plaga është hapur thellë, ndaj e bren meraku jo vetëm Haxhiun nga emigrimi! Rilindja; Po “sakrifikon” pushtetin për të “bërë” shtetin! Duket se “i ka rënë Rradakes”! Ngjan si me opinionin e një autori të njohur, të prezantuar dje edhe në emisonin: “Alo Bashkim”, të cilin e përshëndeti edhe një ndjekës titullimin!  “Edukimi i një brezi, kur nëna instrukton vajzën si prostitutë dhe djalin si hajdut”!