Me një veturë të vogël të stërmbushur me hashash! Policia greke kap trafikantin shqiptar

699

Policia e Greqisë ka mundur të arrestojë dy shtetas shqiptarë të cilët kishin mbushur makinën përplot me një sasi prej 161 kilogramësh kanabis.

Sigal

Lënda narkotike po transportohej me një automjet të marrë me qira prej një 29 vjeçari shqiptar, i cili automjetin ja kish marrë një 23 vjeçari, po shqiptar, i cili e priste bashkëpunëtorin e tij në lagjen “Ajos Pandeleimonas” në Athinë.

Policia ishte njoftuar në rrugë operative për sasinë e madhe të drogës dhe prej kohësh e kishte vënë në lupë lëvizjen e makinës.

Një patrullë policie i ka bërë me shenjë për të ndaluar 29 vjeçarit, i cili në atë moment ka rrefuzuar sinjalin e policisë dhe ka shtuar gazin duke shmangur patrullën. Ikja nuk ka zgjatur shumë pasi i riu është arrestuar në Artë.

Më tutje është arrestuar edhe 23 vjeçari dhe të dy të rinjtë do të gjykohën për veprën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike