Ing. Qerim Ismeni/ Tërmeti dhe përgjegjësitë e Shtetit

627
Më datë 1. 11. 20015 ora 07 e 26 minuta një termet me intensitet 6-7 ballë me epiqendër Ballënjë – 14 km në Jug-Lindje të Bulqizës u ndie edhe në Tiranë e Durrës me një intensitet më të ulët, ku fatmirësisht sipas informacioneve rezultoi pa dëme. Sipas studiuesit të tërmeteve ing. Betim Muco- Shqipëria karakterizohet nga një mikroaktivitet sizmik intensiv, që do të thotë me tërmete të vogla, të mesme dhe rrallë ndonjë i madh dhe se renditet në vendet me aktivitet të lart sizmik. Kuptohet, që tërmetet si ngjarje janë fenomene natyrore, që nuk varen nga njeriu, por ne ndikohemi nga minimum frikësim-shokim e deri në humbje jetësh njerëzore pa llogaritur shkatërrim të pasurisë si ndërtesa , ujësjellës, naftë e gazsjellësi, linja energjetike-telefonike, diga, ura, autostrada, hekurudha etj. Sigurisht që shkenca paraprinë në të gjitha ato fusha që përmenda më lart, që në projektim -ku nëpërmjet modelimeve janë nxjerrë koeficient që marrin në konsideratë forcën shkatërruese të tërmeteve. Problemi që dua të trajtojë nuk është se sa e si janë marrë në konsideratë të dhënat sizmike të vendit tonë nga projektuesit, sepse vetë metodologjitë e projektimit kanë të përfshirë faktorin sizmik. Por realiteti në vendin tonë tregon për mungesë të shtetit defakto, afro 25 vite lidhur me ndërtimet. Kjo mungesë e shtetit vërtetohet nëpërmjet legalizimeve të herë pas hershme nga qeveritë që kanë pasuar njëra tjetrën , për qëllime disi korruptive (korrupsion elektoral). Duke filluar me ligjin nr 9482 dt. 3.04.2006, i pasuar me ligjin nr. 9786 dt. 19.07.2007 deri tek ligji nr. 50/2014 i dt.15.05.2014 të shoqëruar me më shumë VKM të tjera. Po lokalizoj më tej problemin ne dy çështje: 1. Ndërtimet publike pa leje -Pallatet e banimit, lokale shërbimesh, shtesa katesh, që të paktën kanë një firmë të inxhinierit projektues. 2. Ndërhyrjet spontane amatoreske në katet e para të pallateve për t’i kthyer në ambiente shërbimesh fitimprurëse, nga të “fortit” nën bekimin e nëpunësve të shtetit, që janë paguar me taksat që kanë paguar “të dobëtit”. Në të dy rastet largqoftë një termet si ai i 15 prillit të vitit 1979 në Shkodër, çdo të bëhej!? Po rikthehem tek tërmeti i dt.1.11.2015, ku Kryetari i Bashkisë zoti Veliaj u prononcua menjëherë duke dhënë garanci për gatishmërinë e tij dhe institucionit që drejton për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve për ndonjë pasojë të shkaktuar nga tërmeti. E përshëndes me gjithë mënd… 
POR
Dua t’i vij në ndihmë z. Erion me disa supozime: 1- Në qoftë se do të kishim dëme materiale të vogla- ndihma juaj me të vërtetë do na pakësonte ose kompensonte dëmet. 2,- Në qoftë se do të kishim dëme të mëdha materiale ku afër 40% e fondit të ndërtesave të para vitit 1990 , që janë me bazë (themele) të dëmtuara nga ndërhyrjet adaptuese në katet e para nga “të fortit”në dëm të “të dobëtëve” mund të ishin rrafshuar, çfarë do të bëje? 3- Në qoftë se afër 30% e ndërtesave publike të ndërtuara pa leje , por ama të legalizuara të ishin rrafshuar – çfarë do bëje ? 4- Në qoftë se mijëra njerëz do të kishin vdekur dhe mijëra të tjerë të ishin plagosur, a do të mund t’i ngjallje të vdekurit? Për mua nderuar z. Erion kryetari nuk do ju mbetej gjë tjetër veçse në kushtet e një shokimi të të gjallëve t ë zbatonit teoritë e shkollës Çikagos- Të shpallni tender të drejtpërdrejtë për të varros viktimat sepse kjo i shkon për mideje forcës politike që ju ka mbështetur . 5, -Po Në qoftë se dikush do të kërkonte ekspertizë , dhe se rezultatet do të tregonin , që 90 % e pallateve me ndërhyrje të dhunshme amatoreske në konstruksion do të ishin shembur dhe se po kaq përlind e viktimave ishin banorë në këto ndërtesa kush do të mbante përgjegjësi? ! Pikërisht për këtë i nderuar kryetar do të rekomandoja hartimin e një plani sipas të cilit të evidentohen të gjitha: 1. Ndërtesat e përbashkëta me cenim të konstruksionit nga ndërhyrjet klandestine në katet e para, gjë që nuk është vështirë t’i gjeni, sepse 50-60% e tyre i keni në librat e protokollit (në qoftë se ruhen) të bashkisë apo të policisë ndërtimit e kthyer në INUK e tashmë në IKMT, të denoncuara nga vetë banorët, që mund të jenë viktima potenciale, largqoftë , në rastin më të parë të një tërmeti më të fortë se ai i datës 1 nëntor 2015. 2. Ndërtimet civile publike të pas vitit 1990, të legalizuara ose jo dhe të dy kategoritë t’i nënshtrohen një kontrolli në raport me sigurinë ndaj tërmeteve dhe se të nxjerrin përgjegjësitë për ato që nuk plotësojnë standardet e sigurisë. 3-Në të njëjtën kohë të hartohet e kërkohet miratimi i një ligji në bashkëpunim dhe me Institucionin e Emergjencës Civile në bazë të të cilit, ndërtesat e përbashkëta të sillen në parametrat e sigurisë dhe shkaktarët në proporcion me përgjegjësitë të përballojnë kostot. (kuptohet përgjegjësitë maksimale i takojnë bariut dhe jo ujkut sepse ky i fundit këtë zanat ka mësuar në arsimin profesional) Nga sa më sipër i nderuar Kryetar do të thosha se dora e shtetit në vendosjen e rregullave e ligjeve për reduktimin e rrezikshmërisë duhet të mbështetet nga një vlerësim racional i kostos dhe përfitimeve , ku në përfitime duhet të merren parasysh numri i jetëve të shpëtuara.
Në botën e sotme do të thosha është më zotësi të parandalosh apo të minimizosh dëmet nga fatkeqësitë, sesa t’i riparosh apo ç’dëmtosh ose siç shprehet novelisti, Daniel Kahneman: “ Rregullat e mangëta çojnë dëm, jetë njerëzish dhe para”.
Sigal