Dyndje të mëdha shqiptarësh në portin e Durrësit, emigrantët largohen pas festave

802
Me mbarimin e festave emigrantët shqiptarë nisin kthimin në vendet ku punojnë. Në të gjitha pikat kufitare ka pasur fluks kthimesh duke krijuar edhe radhë të gjata.
Vetëm në portin e Durrësit gjatë ditës së shtunë kanë dalë 3154 persona me 744 mjete. Për të përballuar fluksin Porti i Durrësit ka punuar me 13 sportele për qytetarët dhe 8 për automjetet. Emigrantët shprehen gjithçka është në normalitet, teksa pranojnë se kushtet janë të mira.
“Nuk jam vonuar në terminal kam një javë që kam ardhur në Shqipëri, kalova shumë bukur nuk ka pasur fluks të madh siç është në Gusht”, tha një emigrant. “Nuk ka pasur fluks me emigrant por gjithçka është normale”, thotë një grua.
“Kemi ardhur nga Amerika me familjen dhe po ikim në Itali të qëndrojmë dy ditë më pas do të kthehemi përsëri të qëndrojmë në Shqipëri, nuk ka pasur fluks, mirë ka qenë”, thotë një djalë i ri.
Edhe mbrëmjen e sotme pritet që të ketë një numër relativisht të madh krahasuar me ditët e tjera, ku 6 mijë persona me 2200 automjetet pritet të nisen drejt vendit fqinjë me katër tragete.
Sigal