Artan Fuga: Nuk e kuptoj, pse prishet Teatri

550
Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me projektin e qeverisë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. “Nuk kuptoj se përse një Bunker, që nuk ka qenë fare në të kaluarën dhe ca kanale të nëndheshme aty midis Ministrisë të Brendshme dhe Bashkisë rindërtohen dhe thuhet se shërbejnë si muze, rindërtohet si muze Shtëpia me Gjethe a me tela me gjemba, kurse ndërtesa e Teatrit, pak metra më tutje duhet prishur dhe nuk shërben si muze!”, është shprehur Fuga. Sipas tij, ajo që po ndodh nuk kuptohet fare. “Aq më shumë që Piramida disa qindra metra më tej edhe ajo u ruajt me pretendimin se është Muze. Nuk e kuptoj fare strategjinë muzeale në kryeqytet”, nënvizoi Fuga.
Sigal