Dy raste të dyshuara me virusin kinez në Kosovë, priten përgjigjet e analizave

415
Sigal

Teksa Italia po përballet me frikën nga koronavirusi, dy raste të reja të dyshuar po vëzhgohen në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë, rezultatet për të cilët rezultuan negativ. Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi.

Gjithashtu Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.