Drejtorët, akuza Bashkisë: Mungojnë investimet në shkolla!

571
Sigal

DURRËS- Drejtorët e shkollave të qytetit të Durrësit, kanë akuzuar ashpër Bashkisë, për mungesën e investimeve në sistemin arsimor,  dhe mungesën e fondeve të mjaftueshme. Replika të ashpra janë zhvilluar mes drejtorëve të shkollave dhe drejtuesve të Bashkisë. Refreni i përplasjeve ka qenë “buxheti për arsimin , mungesa e fundeve për vitin shkollor 2014-2015. Në një takimin e zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjithë drejtorëve të shkollave të DAR Durrës, u shkëmbyen replika të ashpra mes zyrtarëve të Bashkisë dhe drejtorëve të shkollave. Drejtuesit e shkollave deklaruan se “nuk jemi dakord me fondet me pikatore  që Bashkia u ka akorduar shkollave, ne kemi parashtruar kërkesa emergjente, të cilat kërkojnë me çdo kusht financime nga buxheti i Bashkisë”. Ndërkohë, zyrtarët e  Bashkisë u sugjeruan atyre që këto kërkesa t’ia dërgojnë qeverisë, duke u deklaruar  prerazi atyre se  “jemi në vit krizë”. Kjo ishte fraza që përsëritën zyrtarët e Bashkisë gjatë ballafaqimit me përfaqësuesit e DAR që ka ndezur  debatin. Një burim nga Bashkia i tha “Telegraf” se, “qeveria nuk ka akorduar më shumë se sa 3 për qind të buxhetit të shtetit për arsimin kështu që ne si institucion vendor  nuk do ta marrim parasysh kërkesën e drejtorëve të shkollave për rritje të buxhetit për arsimin”. Debate të ashpra dhe akuza të ndërsjella , u deklaruan nga palët edhe  pas diskutimit të parashikimit të fondeve për rikonstruksionin e shkollave. Zyrtarë të Bashkisë u gjendën në vështirësi në debatin me drejtuesit e DAR për të argumentuar se përse janë parashikuar pak fonde për rikonstruksionin e shkollave. Nga  anëtarët e  Këshillit Bashkiak, ka patur deklarime sipas të cilave “ fondet e caktuara për riparimin e shkollave janë të pamjaftueshme për nevojat e arsimit në Durrës dhe do të tentohet me të gjitha mënyrat që të  bëhet diçka, por është tepër vonë sepse pas 15 ditësh nis edhe viti ri shkollor”. Një arsim cilësor nuk mund të realizohet pa një buxhet cilësor dhe të mjaftueshëm për riparimin dhe rikonstruksionin e godinave shkollore. Takimi për arsimin u mbyll pas një seri takimesh publike që ka organizuar Këshilli Bashkiak me palët e interesuara për krijimin e kushteve sa më komode për nxënësit në shkollat e qytetit. Digjen plehrat si në mesjetë, Agjencia e Mjedisit hesht. Bashkia kërkon urgjentisht landfillin e ri për qytetin.