Do të prishen mbi 300 objekte. IKMT vijon aksionin në aksin Durrës-Vlorë

563
Mbi 300 objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në aksin rrugor Durrës-Vlorë.
Operacioni ka nisur sot dhe pritet të zgjasë disa ditë sipas IKMT-së.
IKMT thotë se shembja e këtyre objekteve bëhet për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ato paraqesin për qarkullimin rrugor.
Një ditë më parë IKMT nisi një tjetër operacion në zonën bregdetare të Himarës, aksion i cili parashikohet të vazhdojë dhe sot.
Një objekt 3 katësh u shemb, ndërsa inspektorët hasën në rezistencën e pronarëve të objektit të dytë.
Në Himarë prishja e objekteve në bregdet bëhet për shkak të planit të shëtitores.
Sigal