Ja dhe puthja mes Rihanës dhe DiCaprios

581
Pasioni mes Rihanës dhe aktorit të njohur Leonardo DiCaprio nuk është më një thashethem. Dashuria e dy personazheve tepër të njohur të spektaklit është e vërtetë. E përjavshmja italiane “Chi” e cila doli sot në treg publikon ekskluzivisht fotografinë ku ata të dy puthen.
Historia e dashurisë mes tyre nisi verën e kaluar, ndërsa më 17 janar u takuan në Paris në diskotekën në pronësi të këngëtarit Leni Krevitz. Ata të dy kanë shkëmbyer një puthje e cila është fokusuar nga aparati fotografik i revistës “Chi”. Më pas ata janë larguar së bashku drejt një hoteli luksoz në qendër të Parisit, ku kanë qëndruar deri në mëngjes. Për të gjithë ata që kanë dyshime, tani nuk ka më.
Sigal