Dita e njëmbëdhjetë e grevës, naftëtarët nuk lejojnë askënd të futet brenda: Do të vetëflijohemi!

290
Sigal

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së urisë.

Ditën e sotme naftëtarët nuk do të lejojnë askënd që të futet në ambientet e ngujimit.

“Nuk do të futet askush brenda, do të vetëflijohemi. Nga kjo grevë do dalim, kur të na nxjerrin me barela.

Qeveria nuk u interesua, na braktisi, ndërkohë që ajo mund të zgjidhë të gjithë problemin, por gënjejnë duke shfajësuar veten.

Kërkojmë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës, këto janë kërkesa të panegociueshme, na kanë lënë familjet pa bukë, nuk kanë turp, na detyruan të futemi në këtë gjendje të mjerueshme. Kjo tregon se nuk ka shtet”, u shprehën naftëtarët.