Abuzimi i së miturës, në hetim edhe drejtuesit e shkollës

69

Thellohet skandali me abuzimin e të miturës në Babrru. Hetimi është shtrirë dhe te shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Burime pranë Prokurorisë thanë se po verifikohen të gjitha veprimet e drejtuesve të shkollës, pasi ka dyshime se kanë qenë në dijeni të abuzimit seksual nga ana e Abaz Dogës, i cili punonte si roje dhe nuk kanë raportuar në organet kompetente.

Të njëjtin fakt e pohoi dhe babai i vajzës së dhunuar, i cili tha se historia vijon prej 4 vitesh ndërsa kishte kontaktuar me drejtorin e shkollës për ngacmimet që kryente Doga jo vetëm tek vajza e tij, por edhe tek të mitur të tjerë.

Abaz Doga, 65-vjeç, punonte prej disa vitesh si roje i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Ndonëse në shkollë mungojnë oficerët e sigurisë, ata që jo në pak raste kemi parë në Tiranë, ajo që të bën përshtypje është se dhe djali i tij bën të njëjtën punë në të njëjtën shkollë. E mitura nuk ka ndjekur orët e mësimit për shkak të gjendjes së rënduar, por edhe se ndihet e kërcënuar.