Sizmologu: Tërmeti i mesnatës lidhet me tërmetin e 26 nëntorit

302
Sigal

Sizmologu Edmond Tushi ishte i ftuari i edicionit të lajmeve në SYRI TV.

Ai komentoi tërmetin që ndodhi pas mesnatës, i pasuar nga dhjetëra pasgoditje.

“Tërmeti, ose goditja më e madhe, kishte magnitudë 4 sipas shkallës Rihter, që shkon deri në 5 ballë,” tha Tushi.

Thuajse një vit pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, Tushi thotë se tërmeti i minutave të para të ditës së sotme ka lidhje me zonën ku ndodhi tërmeti i 26 nëntorit.

“Është e qartë se zona ku ka ndodhur aktiviteti është zona e tërmetit të 26 nëntorit. Ky aktivitet nuk ka reshtur që nga ajo kohë dhe ka pasur variacionet e veta.

Është vijueshmëria e tërmetit. Kjo është një zonë aktive dhe vazhdon të jetë aktive dhe herë pas here lëkundjet pësojnë një rritje sa i përket magnitudës.

Për shkak të kompleksitetit që ka zona, kemi vënë re se është një seri që shuhet në mënyrë graduale,” shpjegoi sizmologu.