Digjet shtëpia në Tiranë, 50 vjeçari humb jetën si pasojë e asfiksimit

324
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku në një banesë ka rënë zjarr dhe si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.