Për dinjitetin dhe skllevërit modernë!

497
Nga Dritan Kaba
Eksperimente me njerëzit, që janë kthyer në kavie laboratori.
Ndërkohë Ogerta bën tender për ilaçe që nuk përdoren në asnjë vend evropian me trefishin e vlerës.
Krishti këtë vit do të lind në orën 20.00 dhe për Viti të Ri nuk do të mund të puthësh vëllezërit, motrat, prindërit apo nipat e mbesat, se kështu do eksperimenti.
Kohë se kur vjen vaksina nuk ka, por kemi twittter-a të idiotëve të qeverisë.
Dhuna në komisariate është si pako për Vtin e Ri. Gjobat vetëm rriten. Deri sot janë gjobitur mbi 20 mijë shqiptarë.
Mediat janë pjesa më e shpifur e kësaj kohe që po jetojmë.
Edhe ato “opozitarët” me përjashtime janë shitur tek oligarkët.
Këto vite gjithshkaje i është vendosur çmim. Edhe të vërtetës dhe kriminales.
Ndërsa mediat e tjera të “pavarura”, ka vetëm disa njerëz dinjitoze që ia vlen t’i ndjekësh. Kel Demi, Erion Kristo, Armand Shkullaku, Beti Njuma, Enton Abilekaj, Klodian Tomorri, Basir Çollaku e disa të tjerë janë nga zërat e paktë që mund t’i ndjekësh në media.
As Krishtlindje, as Pashkë, as Bajram këtë vit. Qeveria ka vendosur “vullnetarisht” të shkelë të drejtat themelore të njeriut përmes një kërkesë bëre tek Gjykata e të Drejtave të Njeriut, ku tërhiqet nga ku institusion, i vetmi ku mund të ankohem qytetarët shqiptarë. Jemi pa asnjë gjykatë që mund të na mbrojë të drejtat si njerëz të lirë. As Gjykatë Kushtetuese as GJEDN. Tashmë është qeveria që vendos si do besojmë dhe si do i lutemi Zotit.
Zoti i mëshiroftë.
Njërzit kanë humbur krenarinë dhe dinjitetin. Shiten e blihen si gomerët ne pazarin e gjësë së gjallë. Edhe ata, gomerët, me raste kanë me shumë dinjitet.
Mjerim ekonomik dhe dinjiteti njerezor, kjo është koha që jetojmë.
Pa besim në Zot, jemi qenie që nuk meritojmë as dinjitet, as faljen e Zotit.
Nënshtrohemi si qënie të pamoralshme. Bëhuni rrogozë se më shumë nuk meritoni.
Të vetmit që reaguan me forcën e shpirtit janë të rinjtë.
Ia keni bërë pyetjen vetes pse?
Sepse ata akoma janë të dlirë dhe as shiten as blihen, si prindërit e tyre, që rrinë si guakë kur iu rrihen fëmijët. Mbulohen me jorgan dhe thonë nën zë: Çfarë na gjeti me këto pjella, do na heqin nga puna për shkak të tyre, por nuk mendojnë si të heqin nga puna këtë bandë kriminelësh dhe të pafesh.
Nëse ka një dem që do shumë të rikuperohet është dinjiteti i nëpërkëmbur dhe dëshira e pashprehur me zë, për tu kthyer në skllever modernë për të ngrënë një copë buke.
Nënshtrimi “vullnetar” është më keq se virusi Covid. Kjo sjellje po vdes shpresën dhe lirinë.
P.S. faleminderit atyre që gjejnë forcë të rezistojnë ndaj të keqes dhe na tregojnë se dinjiteti ekziston, se liria ka ende luftëtarë.
Sigal