Zoti Altin Binaj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës

273
Sigal

Në Institucionin e Presidentit të Republikës është administruar me nr. 4309 prot, datë 21.12.2020, Vendimi nr. 77, datë 17.12.2020 i Kuvendit të Shqipërisë, për zgjedhjen e zotit Altin Binaj anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administroi vendimin e Kuvendit, ka vendosur:

 

  • Zoti Altin Binaj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot ditë e martë në datë 12.2020, ora 12:30.

 

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i Kuvendit, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.