Digjet Benz-i i braktisur në autostradë, pronari në kërkim

491
Sigal

Një mjet tip Benz eshte djegur plotesisht mbreme në autostradën Durrës- Tiranë. 

Policia ne nje deklarate per mediat ben me dije se mjeti ishte në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, me datë 23.09.2019.

NJOFTIMI

Më datë 14.10.2019, rreth orës 23:00, në autostradën Durrës- Tiranë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip Benz, i braktisur në anë të rrugës, në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, me datë 23.09.2019.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.