Përfundon proçesi i numërimit në fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë, fitues Mynyr Koni

546
Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin i janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Universiteteve. Procesi ka nisur që prej orës 8:00 dhe ka pak minuta që ka përfunduar brenda orarit zyrtarë të orës 16:00. Në fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë ka përfunduar procesi i numërimit që nxjerr fitues Mynyr Konin ka fituar me 107 vota ndërkohë që kandidatja Klodeta Dibra ka marrë vetëm 68 vota. Procesi i numërimit vijon edhe në fakultete të tjera në kryeqytet e në të gjithë vendin, ndërkohë që tek Universiteti i Korçës ka gituar me 78 vota si rektor Ali Jashari kundrejt kandidatit tjeter Lorenc Konomi i cili mori vetem 68 vota. Majlinda Keta, kryetarja e Komsionit Institucional Zgjedhor ka konfirmuar se kanë votuar 98% e stafit pedagogjik. Rreth 65% e studentëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës ndërkohë që ata që kanë mbetur duke pritur në rradhë pritet të votojnë brenda minutave të fundit pas mbledhjes së mjeteve të identifikimit.
Sigal