Administratori dhe nenpunesit e komunes Potom ne Skrapar, Partizan Gorci, Mondi Omeri dhe Florie Cerri po shantazhojne banoret qe kane dale masivisht ne votime. Administratori i komunes dhe nenpunsit e financave me sa duket nga frika e votes kunder Rilindjes u kane kerkuar banorve qe te mos dalin ne votime, ndryshe do u heqin perkrahjen sociale. Prokuroria e Beratit dhe policia e Skraparit duhet te veprojne menjihere per ndalimin e shantazhuesve te cilet nga neser do te japin llogari deri me nje dhe do e kene vendin ne burg.
Per kete skandal eshte njoftuar edhe KQZ , e cila nga ana e saj i ka kerkuar Komisionit Vendor ne Berat dhe Çorovode te marre masa te menjihershme. Edhe perfaqsuesit e partive dhe shtabet e tyre elektorale kane denoncuar provokatoret e veshur me pushtet te vjedhur. Nga ana tjeter per banditet e veshur me pushtet, te cilet jane ne oret e fundit te marrezise eshte bere denoncimi i cili ne ditet ne vijim do te hetohet me paanshmeri dhe pa mbrojtjen e Rilindjes se ndeshkuar nga vota e lire e qytetareve.




















