Digjen dy makina në Elbasan, dy persona i spërkatën me benzinë

191
Sigal

Dy automjete në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë përfshirë nga flakët gjatë natës.

Automjetet “Land Rover” dhe Volskëagen” në pronësi të Kujtim Kasnecit ishin të parkuara poshtë banesës së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri kishte qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë nga kamerat e shtëpisë së pronarit të automjeteve që u dogjën, janë parë dy persona me kapele që i hedhin benzinë automjeteve të cilat më pas janë djegur.

Mësohet se Kujtim Kasneci është pronar i një pike shumice në qytetin e Elbasanit.