Digjen 5 hektarë ullishte në Nikël, autoritetet “me pushime”

324
Sigal

Situata me zjarret në vënd nuk është aspak e qetë. Fshati Zezë i Niklës në Krujë është përfshirë nga zjarri duke djegur një sipërfaqe mbi 5 hektarë ullishte. Për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikësja e Krujës dhe ajo e Kamzës, pasi zjarri ka një shtrirje të madhe dhe është mes dy vendeve. Sipas zjarrfikësve, zjarri është i qëllimshëm. Në këtë zonë janë me dhjetëra zjarrvënie të qëllimshme ketë muaj dhe asnjë prej personave përgjegjës nuk është ndaluar. Nga prokuroria e Krujës, nuk ka asnjë procedim penal.