E rëndë në Itali? Tre shqiptar bëjnë për spital emigrantin, i grabisin dhe 450 euro

315
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali ku tre të rinjë shqiptar ku dyshohet se kanë qenë të dehur kanë rrahur tmerrësisht me grushta dhe shkelma një të huaj në Itali. Mediat kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në Vaprio d’Adda ku viktima e ngjarjes ka qenë një  27 vjeçar pakistaneze, të cilin pasi e kanë rrahur keq, i kanë grabitur edhe 450 euro.

Ka qenë një kalimtar ai qëi ka dhënë ndihmën e parë të riut e më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit pasi e kanë mjekuar e kanë transportuar në urgjencën e spitalit San Gerardo, ku u konstatua traumë në kokë dhe në fytyrë. Mediat kanë raportuar se  viktima njihte të paktën me fytyrë tre nga agresorët, ndërkohë  karabinierët po përpiqen të kuptojnë pse viktima kishte një shumë kaq të madhe parash me vete, dhe nëse kishte ndonjë mosmarrëveshje me agresorët./virgilio.it/