Gjykata e Apelit: Arresti shtëpiak për Oliver Ivanoviç ishte gabim

659
Gjykata e Apelit me anë të një komunikate për mediat bën të ditur se dje, një kolegj i përbërë prej dy gjyqtarësh ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor i Gjykatës së Apelit, ka marrë aktvendimin në rastin e të pandehurit Oliver Ivanoviç.
Sigal

Më 21 janar Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar të pandehurin Oliver Ivanoviç me nëntë vjet burgim për kryerjen e veprës penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’. Gjykata Themelore e Mitrovicës po ashtu ka marrë aktvendimin mbi vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit.

“Në aktvendimin e saj të datës 27 janar 2016, Gjykata e Apelit ka konstatuar se masa në fjalë e arrestit shtëpiak është caktuar gabimisht. Sipas interpretimit të saktë të nenit 367, par. 2 të KPP-së, masa e paraburgimit është e detyrueshme sa herë që i pandehuri dënohet me më shumë sesa pesë vjet burgim. Nuk ka diskrecion këtë drejtim, prandaj Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore ashtu që masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Oliver Ivanovic e ka zëvendësuar me masën e paraburgimit, derisa aktgjykimi në fjalë të marrë formë të prerë:, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.