Dhunonin bashkëshortet në sy të fëmijëve, Policia vë në pranga 2 fierakëve

488
Sigal

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona për dhunë në familje. Sipas bluve të qytetit të Fierit, shtetasit K.M, 29 vjeç dhe B.Ç, 55 vjeç dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre në sy të fëmijëve të mitur.

Por këto dy rastet e dhunës nuk janë të izoluara. Ndërkohë policia njofton se janë lëshuar disa urdhër-mbrojtjeje për katër qytetare, të cilat dhunoheshin në ambientet  e tyre familjare.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen 2 shtetas për “Dhunë në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: K.M, 29 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

B.Ç, 55 vjeç, banues në Roskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijës së mitur.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë plotësuar 4 kërkesë padi për tu pajisur me urdhër mbrojtje për 4 shtetase të cilat janë dhunuar psikologjikisht nga familjarët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.