Gjetan Gjetani: Të largojmë të keqen e rilindjes

472
Sigal

Deputeti socialist: Të largohemi nga e keqja, që përfaqëson Edi Rama

Deputeti socialist Gjetan Gjetani, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të braktisin Edi Ramës dhe mos e ndjekin nga pas në çmendurinë e tij. Ndërsa ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Gjetan Gjetani: I bëj thirrje kolegëve të mi socialistë që të mos ndjekin Edi Ramën në rrugën e tij për shkatërrimin e përçarjen e Shqipërisë. Dihet që Edi Rama është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme, prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe në PS. Dekreti i Presidentit është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre, për zgjedhje të lira dhe jo për zgjedhje të kapura nga krimi, për integrimin dhe jo për izolimin e shqiptarëve. Prandaj të bashkohemi te vlerat e vërteta dhe ta lemë vetëm Edi Ramën në çmendurinë e tij për para e për pushtet dhe në greminën ku ai do të fusë vendin dhe socialistët e ndershëm. Sot është koha që të zgjedhim të mirën për vendin dhe familjet tona dhe të largohemi nga e keqja, që përfaqëson Edi Rama, i cili mendon vetëm për xhepin dhe pushtetin e vet dhe të kriminelëve rreth tij.