“Gjuha e dhunshme ndaj grave veçanërisht në Kuvend është e papranueshme!”, kështu ka deklaruar në reagimin e saj ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Yuri Kim dënoi gjestin e kryeministrit ditën e sotme ndaj Spiropalit në Kuvend të cilën e shtyu duke i kërkuar që të pushojë dhe mos i përgjigjet Bashës.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim:
“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”.





















