Krijimi i një ure të re bamirësie dhe solidariteti në Shqipëri, Bashkisë Casalvekio e Puglias, donacion për bashkinë Lezhë

372
Sigal

 

Kryetari i Bashkisë Casalvekio të Puglias, Noe Andreano,  në një ceremoni të veçantë që u zhvillua të enjten në Panarin Ndërkombëtar të Tiranës,  i dhuroi çekun simbolik kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, në vijim të nismës së donatorëve për rimëkëmbjen nga tërmeti i nëntorit 2019.

Duke qenë se Lezha është qyteti ku ndodhen eshtrat e Skënderbeut, një bashki arbëreshe, dhe në praninë e Don Antonio Leuçi, Drejtor i Caritas Shqipëria, Kryetari i Bashkisë Casalvekio të Puglias  Noe Andreano tha se “Qëllimi i këtij takimi ishte jo vetëm dhurimi i një ndihmë financiare në vlerën e 6 mijë euro, me dëshirën e madhe që të mbetet një vepër në bashkinë Lezhë dhe të mbetet në memorien e komunitetit të Lecies dhe Casalvekio”. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu duke falenderuar shprehu konsideratën për nga gjesti i bujarisë u shpreh i gatshëm për mundësinë e një vepre që të mbetet si dokument i shënuar në memorien e komunitetit të Lezhës.

Takimi u mundësua në bashkëpunim me Integra Onlus dhe organizatorët e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, nga Klik Exopo Group, me synimin që përmes aktit të bamirësisë të kultivohet kultura e solidaritetit edhe në Shqipëri, që në Itali dhe në botë është në përmasa të mëdha, u shpreh Klodiana Çuko, presidente e Integra Onlus, themeluar në Itali në 2002, dhe në 2017 Fondacioni “Bridge for the future” në Shqipëri për të sjellë pasqyrën e eksperiencës 20 vjeçare për krijimin e një ure të re bamirësie dhe solidariteti në Shqipëri.

Më pas të ftuarit vizituan ekspozitën “IntegrAzione 30 vjet eksodit të madh shqiptar në Itali”, prezantuar nga Integra Onlus dhe të kuruar nga fotoreporteri pulian Vittorio Arciers. Një vepër “që kujton dhimbjen dhe shpresën e një populli të shtypur nga regjimi, i cili e shikonte Italinë si një tokë të re të premtuar”, shpjegon kryetarja e Integra Klodiana Çuka, “si dhe bujarinë e jashtëzakonshme të popullit të Pulias”.