OSHEE: Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në këto zona të Tiranës, ja oraret

Si pasojë e investimeve që po kryehen, në disa zona të Tiranës nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 6 orë.

Lajmi bëhet i ditur nga OSHEE.

Sigal

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 12 korrik gjatë intervalit kohor 09:00- 15:00, do të kryhen punime në kabinën K-4 Fideri 323 / Nst Selitë
Pjesërisht: rruga “Hajredin Kumbaro”, rruga “Selim Bathorja”, rruga “Herman Gmeiner”“, thuhet në njoftimin e OSHEE.