E zuri korenti, 34-vjeçari në Mirditë humb jetën gjatë orarit të punës

213
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë. Energjia elektrike i ka marrë jetën të riut 34-vjeçar me iniciale A. D., i cili ishte duke punuar në fshatin Sheshaj.

I riu ishte duke shtrirë telat e një kabllori lokal kur e ka zënë korenti.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar për në komisariat 34-vjeçarin me inicialet F. R., administratori i kompanisë që po kryente punimet.