Dhu noi qenin për tre ditë dhe e hodhi nga kati i 6-të, nis hetimi për qytetaren në Tiranë

126
Sigal

Më 17 mars një grua është tmerruar nga fqinja e saj, e cila hodhi qenin e saj nga kati i 6-të i pallatit. Ajo ka filmuar të gjithë momentin teksa bërtet e frikësuar dhe thotë se do të marrë policinë. Po ashtu shprehet se fqinja prej 3 ditësh e dhunon qenin duke e goditur me shkop. Policia ka njoftuar ditën e sotme se kanë filluar hetimet për rastin në fjalë duke e konsideruar vrasje me dashje të kafshës së shoqërimit.

Reagim i DVP Tiranë: Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112.