Banorët e Ndroqit më afër se kurrë me kryeqytetin

541
Mbi 1200 banorë të zonës së Ndroqit vuanin në përditshmëri prej izolimit. Me shumë vështirësi u duhej të ecnin për t’u afruar me fshatra të tjerë apo edhe me kryeqytetin, se dhe ajo urë që ishte tejet e amortizuar bënte që lidhja me to të ishte një rrezik i vazhdueshëm. Dëshmitë dhe ankesat e banorëve vunë në lëvizje menjëherë Bashkinë e Tiranës, e cila ka nisur seriozisht të kujdeset dhe për komunitetet jashtë vijës së verdhë. Ura, jo vetëm është restauruar totalisht dhe duket si e re, por mbi të gjitha është e sigurt dhe i afron banorët me Tiranën. Ajo sot nuk përdoret më, vetëm nga këmbësorët, por dhe nga automjetet.
Sigal