Detaje/ Tritoli në Tiranë, një person me kapuç vendosi lëndën plasëse dhe u largua me automjet! Banorët: Dolëm të gjithë jashtë

112
Sigal

Kamerat e sigurisë në zonën që ka ndodhur shpërthimi me tritol mesnatën e djeshme kanë evidentuar një person me kapuç që vendos lëndën plasëse pranë dyqanit të kozmetikës dhe largohet.

Ai është larguar nga zona me një automjet tip Golf. Referuar dëshmisë së banorëve të zonës, shpërthimi ka qenë shumë i fortë.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ku ndodhi shpërthimi.