Ministria e Financave rikthen TVSH-në për importin e gomerëve

177
Sigal

Qeveria gati heqjen e “liberalizimit ” të tregtimit pa taksa të gomerëve, mbase për t’i bërë karshillëk Çekisë që do të heq liberalizimin e vizave për shqiptarët. Kriza e ka çuar punën deri te tatimi në masën 20% të gomerëve për të mbushur arkën e zbrazur nga abuzimet. Ja ndryshimet

Tatimi për gomarët në masën 20%, u vendos më 25 janar 2007, në një ditë kur u vendos edhe TVSH-ja për kazanët e rakisë; ndërsa  Rilindja pasi e hoqi po e rikthen përsëri, siç duket ngaqë deri këtu ka arritur puna për të mbushur arkën

 Me Udhëzim nr. 6/1, datë 30.1.2015, qeveria vendosi aplikimin e taksës 20% TVSH, për importin e disa kafshëve e shpendëve që përdoren për shtim e majmëri, ku përveç dosës, qengjit,  klloçkës, lepurit, strucit e pëllumbave ishte dhe gomari.

Ndërsa në muajin mars 2015 me Udhëzim Nr.6/2, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve lokale, kryeministri Rama e hoqi TVSH-në për importimin e këtyre kafshëve e shpendëve, duke e motivuar si kërkesë të banorëve e tregtarëve dhe pa ndikim në buxhetin e shtetit.

Prej 7 vitesh në pushtetin e Ramës, gomarët janë importuar pa taksën 20%, jo se janë pa vlerë, por sepse janë me çmim më të lirë e kanë përdorim konsumi për mish e qumësht, prandaj qeveria i ka futur te lista e kafshëve për shtim e majmëri.

Mirëpo një informacion nga Ministria e Financave, na tha se ministrja Delina Ibrahimaj, ka urdhëruar ekspertët, që brenda muajit tetor të përgatisin ndryshimin e Udhëzimit të marsit 2015, për të rivendosur TVSH-në e importit të gomarëve e të 10 lloje të tjera kafshë e shpendë.

Në pikën 10-të Udhëzimit ekzistues, gomarët e importuar janë të përjashtuar nga taksa 20% TVSH, ndërsa në udhëzimin që po përgatit ministrja Delina Ibrahimaj, për çdo gomar apo tufë gomarësh të importuar, do paguhet TVSH mbi çmimin e blerjes.

Kur kryeministri Rama u hoqi tatimin gomarëve, tha se qeveria kishte bërë studim, që nuk ndikonte në rënien e buxhetit të shtetit, ndërsa tani që po e vendos, siç duket e ndihmon buxhetin, në këtë kohë krize shkaktuar prej luftës në Ukrainë.

Tatimi për gomarët, u vendos nga Sali Berisha më 25 janar 2007, me propozimin e Ridvan Bodes në një ditë kur u vendos TVSH-ja për kazanët e rakisë; ndërsa më 6 mars 2015 e hoqi Edi Rama, megjithëse nuk e kishte premtim elektoral.

Nuk e dimë se për çfarë lloj produkti e konsumatori përdoret mishi i gomarit në Shqipëri, por urojmë që importuesit e tyre, të mos bëjnë evazion fiskal në dogana e tatime, sepse nuk i përfshinë amnistia fiskale e Bablokut.Pamfleti