Kamioni përplaset me një “BMW” në Fier, plagoset një 27-vjeçar! Ja çfarë thotë policia për ngjarjen

117
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Portëz të Fierit. Policia bën me dije se një kamion është përplasur me një automjet tip BMW.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit I. M., 27 vjeç i cili është dërguar në spital ku po merr edhe trajtim mjekësor.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti.

“Sot, rreth orës 12:45, në Portëz, shtetasi N. Y., duke drejtuar automjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip “BMW”  me drejtues shtetasin I. M., 27 vjeç, banues në Drizë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital shtetasi I. M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, bën me dije policia.