Del sot para gjykatës vrasësi i 8-vjeçarit, avokati tërhiqet nga mbrojtja e Klodian Çalamanit

202
Sigal

Teksa sot pritet që të jepet masa për 38-vjeçarin Klodian Çalamanin, autor i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, duket se ai do të paraqitet në sallën e gjyqit pa avokat mbrojtës.

Avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.

Kujtojmë se familjarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në oborrin e banesës së Çalamanit, janë vendosur prej disa orësh në gjykatën e Fierit, ku kërkojnë përballje me autorin.

Ata njëzëri kanë kërkuar dënimin e tij me vdekje.