“Dëgjova 7 të shtëna, ishte rrëmujë”/ Dëshmitari rrëfen vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në Athinë

146
Sigal

Detaje të reja tronditëse kanë dalë pas vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar në Athinë mbrëmjen e djeshme. Shqiptari u vra aksidentalisht në një kafene gjatë një debati të disa shqiptarëve të tjerë me të cilët nuk kishte lidhje.

Një dëshmitar okular rrëfeu se disa persona po debatonin jashtë lokalit dhe qëlluan 6-7 herë me armë. Sipas tij ata shkaktuan rrëmujë dhe pas disa çastesh pa 30-vjeçarin e shtrirë përtokë, por ende të gjallë.

“Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu”, tregon fillimisht dëshmitari okular për newsit.gr. “E pashë brenda, ishte poshtë. E kishin qëlluar, por ishte gjallë”, shton ai.

Nga hetimet paraprake të kryera nga autoritetet greke u zbulua se 30-vjeçari u vra aksidentalisht. Ai ndodhej në lokalin “Damasco”, ku një grup prej 7 shqiptarësh të tjerë hynë në ambientet e kafenesë dhe nisën të debatonin pa u ulur.

Më pas personat dolën në rrugë jashtë kafenesë me njërin prej tyre i cili nxori armën dhe nisi të qëllonte. Për pasojë, shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij, mbeti i plagosur në klavikul.

Ai ndërroi jetë pak kohë më pas në spital për shkak të gjakderdhjes.