Debati i Komisionit Europian për Shqipërinë

532
Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian ka nisur diskutimet dyditore rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri. Në paraqitjen e draft-raportit, Fleckenstein u shfaq kritik për vonesat e deritanishme në zbatimin e Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në ndryshimet në Kodin Elektoral.
“Ajo që ne presim nga Shqipëria është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, jo vetëm shfaqje spektakolare individësh, por angazhim afatgjatë për rezultate të prekshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Nuk na mjafojnë hetime të policisë, por duhen ndëshkime në nivele të larta që të këputen lidhjet e politikës me rrjetet kriminale. Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është thelbi i reformës në drejtësi, ndaj duhet shpejtuar në realizimin e procedurave teknike në këtë drejtim”, deklaroi Fleckenstein.
Të djathtët europianë të drejtuar nga Eduard Kukan këmbëngulën që zgjedhjet parlamentare të shërbejnë si test prove për autoritetet shqiptare për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjatë debatit eurodeputetët grekë akuzuan Shqipërinë për pretendime territoriale ndaj fqinjit jugor dhe shkatërrim të kishave ortodokse të minoritetit.
Këtë të martë diskutohen 231 amendamentet që i paraprijnë rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, që miratohet në prag të zgjedhjeve të qershorit.
Sigal