Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA”, mbrëmje muzikore në Rahovec

86
Sigal

Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA”, e themeluar në vitin 2013 si ide dhe iniciativë e Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari, vijon të jetë pranë artdashësve përmes koncerteve të saj.

E përbërë nga 15 instrumentistë dhe e drejtuar nga dirigjenti Ermir Dizdari (Mjeshtër i Madh).

Orkestra e Harqeve, që mban emrin e kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, ishte këtë të shtunë në Krushë të Madhe të Rahovecit, në Kosovë, për të dhënë shfaqjen e saj të rradhës.

Mes qindra të pranishmëve, Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA” luajti një sërë pjesësh me motive patriotike ndërsa e gjitha loja e sa u shoqërua me duartrokitje të shumta.

https://sigurime.online/wp-content/uploads/2023/06/VID-20230618-WA0022.mp4?_=1

Ndërkohë nuk mungoi Falenderimi i rradhës për kompaninë “SIGAL UNIQA Group Austria”.

SIGAL UNIQA beson fort se arti në përgjithësi dhe muzika në veçanti rikthen shpresën te njerëzit ndaj prej vitesh, përmes Orkestrës së saj të Harqeve, ka dhënë me dhjetëra koncerte në thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Pogradec, Butrint, Shkodër, Lezhë, Valbonë etj. Ndërsa nuk ka munguar as në aktivitete jashtë vendit.

SIGAL UNIQA, gjithmonë pranë komunitetit

Që prej vitit 1999, vit që u themelua, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet si kompania më e madhe dhe e besuar në Shqipëri dhe rajon, duke numëruar mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përveç përgjegjësisë kontraktuale ndaj klientëve, SIGAL UNIQA ka dëshmuar se i kushton një vëmendje të veçantë komunitetit, artit, kulturës dhe sportit në vend, duke u dhënë atyre mbështetjen e nevojshme dhe vëmendjen e duhur.

Krahas punës së përditshme, kompania ka kontribuar vazhdimisht për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, ka promovuar Shqipërinë; ka kontribuar në art, kulturë, trashëgimi kombëtare, në sport, tek talentet shqiptare dhe në qindra aktivitete sociale në çdo cep të Shqipërisë si dhe jashtë saj.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku