Dardha sërish nën ‘pushtetin’ e dëborës, mjetet borëpastruese në terren për zhbllokimin e rrugëve

31
Sigal

Fshati turistik i Dardhës është përfshirë sërish nga reshjet e dëborës, ndërsa trashësia ka shkuar deri në 4 cm.

Gjatë gjithë mëngjesit është punuar për hapjen, pastrimin dhe kripimin e këtij segmenti dhe aktualisht rruga është e kalueshme pa probleme por mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë dhe fshatra të tjerë në juglindje të vendit ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës

Edhe pse ka reshje dëbore sot temperatura kanë pësuar rritje të lehtë.