Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e Holandës në Tiranë, z. Reinout Vos me të cilin diskutuam mbi ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë dhe pritshmëritë rreth dialogut politik mbi reformën zgjedhore.
Shpreha gadishmërinë e Partisë Socialiste për uljen në tryezë sa më parë me opozitën për realizimin e reformave të rëndësishme që ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në familjen europiane