I shkrumbuan makinën në mes të Lezhës, flet gardiani i burgut, Prenga: Kam konfikte pronësie, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën

502
Sigal

Nikoll Prenga, pronari i “Benzi-t” që u shkrumbua në Lezhë në orët e para të mëgjesit të sotëm ka mohuar faktin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij. Ai është shprehur se ka konflikte pronësie për një biznes që ai disponon.

“Për mua është për t’u parë, se makina ime nuk ka pasur probleme teknike. S’ka pasur asnjë problem elektrik. Është për t’u parë gjithçka. Unë punoj në këtë burg, s’kam asnjë shkak për arsye detyre, por ngelet për t’u parë. Nuk kam asnjë konflikt pune. Kur nuk sheh njeri, dhe nuk ke parë e dëgjuar gjë, si vë dot gishtin kujt…Mund të kemi konflikte të vogla, por jo të mëdha. Ne kemi një biznes të vogël këtu dhe disa persona janë futur jashtë gjërave ligjore, sa i përket të drejtave pasurore. Ne i kemi paralajmëruar se janë futur gabimisht, pasi kanë marrë kontrata me dokumente false, çështje që ka shkuar dhe në polici. Dyshimet janë nga të gjitha anët dhe se di, jam pak i lodhur shpirtërisht. Apeli im është që të zbardhen të gjitha çështjet të tilla. Këto janë çështje terroriste. Nëse ekziston dora e njeriut, është terroriste.”, tha ai.