Dalin rezultatet për 47-vjeçarin e dyshuar me koronavirus

392
Sigal

Kanë dalë rezultatet për 47 vjeçarin e dyshuar me koronavirus, që u ndalua ditën e sotme në Kakavijë dhe u dërgua në qendrën e karantinës tek Kavalishenca.

Bëhet me dije se analizat kanë dalë negative për të dyshuarin.

Policia greke ka deportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 32 shtetas shqiptarë të cilët kanë qenë të burgosur disa ditorë që kanë rezultuar me shkelje proceduriale në shtetin fqinj.

Së bashku me 24 të deportuarit në orët e vona, kanë qenë gjithsej 56 shtetas shqiptarë që janë pritur nga autoritetet shqiptare në pikën Kufitare të Kakavijes prej autoriteteve tona kufitare dhe ku i janë nënshtruar analizave nga inspektorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror të Gjirokastrës.

Njësi prej të deportuarve, 47 vjeçar nga zona e mesme e Shqipërisë, kishte shfaqje të koronavirusit dhe demonstronte shenja klinike të kësaj sëmundjeje. Menjëherë autoritetet shëndetësore të Gjirokastrës morën masat dhe personin në fjalë së bashku me të gjithë shoqëruesit, janë dërguar në qendrën karantinuese në Durrës.