Çmenduria e AKSHI-it, tenderi 3 mld lekë për sistemin që kushton qindra dollarë për biletat e Gonxhes për transportin

102

Sa për krahasim, Platforma ndërkombëtare Amadeus Selling Platform, që përdorin agjencitë e udhëtimit (për bileta avionësh, tragetesh, rezervime hotelesh, etj) në Shqipëri, kushton disa qindra dollarë. Kurse kjo platforma e Mirlindës kërkon 3 miliardë për t’u ndërtuar.

Sigal

Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t dhe Blendi Gonxhe i DPSHTRR-së janë bërë bashkë për mega aferën e biletave online të transportit të udhëtarëve. Pas 2 vitesh propagandë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kthye sërish tek plani për biletat online për transportin interurban. Por, për veprimin e një sistemi online i duhet ndihma e ASKHI-t. Që është gjithmonë gati të hidhet në aksion kur bëhet fjalë për miliarda.

Kështu, pak ditë më parë AKSHI ka publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderin me objekt “Ndërveprimi me platformën e-Transport për prerjen e biletave dhe komunikimi me qendrën SOS”. Organizatori i tenderit njofton se ky investim do të zhvillohet me fondet e DPSHTRR-së. Por, sigurisht si institucion që ka hapur këtë tender, edhe Mirlinda do të xhirojë ndonjë lek tek klientët e favorizuar. Nuk ka emër tjetër veçse vjedhje e veshur me inovacion raporton gijotina.

Sa për krahasim, Platforma ndërkombëtare Amadeus Selling Platform, që përdorin agjencitë e udhëtimit (për bileta avionësh, tragetesh, rezervime hotelesh, etj) në Shqipëri, kushton disa qindra dollarë. Kurse kjo platforma e Mirlindës kërkon 3 miliardë për t’u ndërtuar.

Do të ishte shumë më e thjeshtë t’u drejtoheshin kompanive ndërkombëtare dhe t’i blejnë këto platforma, apo thjesht të regjistrohen në to. Sesa të hidhet lumë parash, sikur të ishim një shtet si India dhe të kishim miliona agjenci transporti.

Konkretisht për këtë tender do të shpenzohen 3 miliardë lekë, nga të cilat 21 milionë lekë do të shpenzohen për mirëmbajtje, shërbim që kryhet përmes AKSHI-t.

Pra, duket qartë që tenderi po hartohet me qëllimin e gllabërimit të fondeve të mëdha nga paratë e qytetarëve.

Kështu, në dokument nuk garantohet për sa kohë do të jetë funksional projekti. Ndërkohë, vetëm bëhet me dije se AKSHI-t do t’i duhet 12 muaj kohë që të vendos sistemin dhe 24 muaj të tjerë mirëmbajtje dhe sistemim. Pra deri në 2026 të mos presim gjë nga ky plan i dyshes Gonxhe-Karçanaj.

Ndërkohë, më poshtë thuhet se “platforma e-Transportit për prerjen e biletave ka për qëllim ndërtimin e një qendre SOS për DPSHTRR. E cila do t’i vijë në ndihmë të gjitha mjeteve të udhëtimit. Si dhe pajisja e mjeteve me materialin e transaksionit elektronik të biletimit (POS e-Transport). Të cilat do të realizojnë ciklin e plotë të prerjes së biletave dhe fiskalizimin e tyre për transportin ndërqytetës”

Por, të dyja këto sisteme, që sjellin mjaft fitime, do të jenë nën mbikëqyrjen dhe përdorimin e AKSHI-t. “Qëllimi i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Ndihmës Ekonomike, në mjediset e AKSHI-t.

Çorba po gatuhet në brendësi të AKSHI-t, institucioni më të shquar në abuzimin me tenderët. Kjo është një tjetër aferë e Mirlinda Karçanajt, që ka si mbulim sistemimin e transportit interurban.

“E-TRANSPORT – E ARDHMJA DIGJITALE E TRANSPORTIT RRUGOR NDËRQYTETËS TË UDHËTARËVE”, e cilëson Gonxhe këtë projekt. Por, sikur kemi parë deri më tani, sistemet dixhitale të monitoruara nga AKSHI nuk janë aspak të sigurta. Aty shkojnë miliarda lekë transaksione nga Thesari i Shtetit, që përfundojnë në investime që nuk funksionojnë!