Ciklon në Durrës, trageti përplas peshkarexhat, dy të plagosur

595
Një ciklon i fuqishëm mbërtheu sot qytetin e Durrësit ku u shënua edhe një incident në portin më të madh në vend. Një traget ka goditur dy peshkarexha duke u shkaktuar dëme të mëdha por dhe duke lënduar dy peshkatarë, njëri prej të cilëve përfundoi në spital. Drejtori i kapitenerisë, Paulin Ndreu tha  se cikloni i befasishëm që goditi qytetin bregdetar shkaktoi dëme në port por edhe në qytet. Ai tha se dy peshkatarët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe vetëm njëri është paraqitur për mjekim në spital, ndërsa janë duke u hetuar rrethanat e incidentit që erdhën si pasojë e motit të keq.
Sigal