“Perla” e Vlorës, shkolla e pararojës

2069
Nga Ergys Alushi

Vlerësohen me çmimin “Honorable Mention”.
Dy vajza të kësaj shkolle, anëtare të ekipit kombëtar të Shqipërisë në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, të zhvilluar në Firence.
Ka nisur në vitin 2000 me një klasë me 26 nxënës e sot, pas 18 vjetësh numëron më shumë se 400 të tillë. Vit pas viti është rritur cilësisht dhe sot, konsiderohet një nga shkollat më të mira të Vlorës. Disa nxënës të saj janë për momentin dhe ndër nxënësit më të mirë në rang kombëtarë duke fituar vende nderi në Olimpiada Kombëtare e Ndërkombëtare. Në bisedë me administratorin e shkollës jopublike “Perla”, Z. Petrit Golemi, dëgjon të treguar me një pasion të veçantë prej tij, për arritjet e shkollës dhe të nxënësve të saj. Ai nuk i quan nxënës, por “fëmijët tanë”, “Fëmija ynë”, “fituan djemtë e vajzat tona” dhe të tilla fraza janë tregues i pasionit dhe kujdesit të tij për shkollën dhe sukseset e saj. Ai ka plane të qarta për rritjen e zhvillimin e shkollës me objekte e klasa të reja, pa harruar edhe ndërtimin e terreneve të reja sportive si edhe ndërtimin e një kampi veror për nxënësit e shkollës “Perla”, por edhe të shkollave të tjera të Vlorës e rajonit të Jugut. “Punë dhe vetëm punë” – është motoja e punës së përditshme të administratori t të shkollës, i cili ka ndihmë dhe mbështetje kryesore bashkëshorten e tij dhe një grup të përzgjedhur mësuesish nga më cilësorët e me përvojë të Vlorës. 

Mesazh nga administrator i shkollës “Perla’
Në shtator të vitit 2000 stafi pedagogjik nisi punën fisnike me peshën e përgjegjësisë për edukimin e brezave. U jam mirënjohës dhe vlerësoj zgjedhjen e prindërve, të cilët besuan në punën tonë për edukimin dhe formimin e fëmijëve të tyre. Vit pas viti ky gjimnaz u rrit dhe u konsolidua. Puna dhe përkushtimi i trupës mësimore tërhoqi një numër të konsiderueshëm të gjimnazistëve të qytetit të Vlorës. Shkolla jonë u rrit jo vetëm në numër nxënësish, por edhe në talente shkencore dhe sportive, të cilët i dhanë shkollës “PERLA” një dimension mbarëkombëtarë. Në shkollën “PERLA” nxënësit edukohen me një kulturë studimi sistematike dhe llogaridhënëse. Në çdo veprimtari të shkollës ka nxitje për zhvillimin e aftësive. Këtu çdo nxënës gjen motivim dhe ambiente komode për studim, klimë inkurajuese për nxënësit, laboratorë e kabinete ku alternohet teoria me praktikën, hapësira çlodhëse të bollshme e të gjelbëruara, nxitje për prirje të veçanta. Zoti Golemi thotë se së bashku me bordin e tij drejtues e stafin e mësuesve, jepet një mbështetje maksimale për të gjithë të pasionuarit e shkencës,dhe talenteve në fusha të ndryshme, që nga lëndët e matematikës, fizikës e kimisë e deri tek sporte si basketbolli e volejbolli ku edhe për këtë vit ekipet e shkollës kanë dalë fitues kampionatesh midis shkollave të mesme të Vlorës.

Disa nga prioritetet e shkollës
-Motivim për arritje të larta në të gjitha lëndët, disiplinë pune që zhvillon kapacitet intelektual, zgjerim të burimeve të dijes në çdo fushë, zhvillim të aftësive për të menduar drejtë, vlerësim pozitiv ndaj vetes, kontroll periodik të njohurive shkencore, bashkëpunim i përhershëm shkollë-familje, për fituesit, të shkëlqyerit,”PERLA” ofron bursa, laboratorë Kimi-Biologji-Fizikë-Informatikë,gjuhë e huaj Anglisht,Gjermani,Italisht, bibliotekë e pasur me literaturë Shqipe e të Huaj, palestër moderne dhe Terrene Sportive, etj. Shkolla i kushton vëmendje të veçantë Maturanteve Shtetërore dhe për të arritur synimet e tyre ne mbështetemi, në përgatitje maksimale në lëndët bazë dhe ato me zgjedhje. Konsultime dhe testime gjatë gjithë vitit. 70% e maturanteve janë fitues në preferencën e parë në fakultet. 30% përbëjnë ekselencën e Qarkut Vlorë. Bashkëpunimi, serioziteti dhe këmbëngulja, dhe përkushtimi janë shtyllat e suksesit të shkollës.

Nxënës të “Perlës” – anëtarë të ekipit kombëtar të Shqipërisë
Aleksia Kolo – Anëtare e ekipit kombëtar të matematikës për vajza të Shqipërisë.

Ka filluar të merret me Olimpiada që në klasë të dytë, në një Olimpiadë të organizuar nga shkolla “Udha e Shkronjave” derisa në klasë të katërt filloi të merrte pjesë në olimpiada shtetërore ku nga klasa e katërt deri në klasë të nëntë ka fituar vend të parë në olimpiadën e rrethit për matematikë. Gjithashtu në klasë të shtatë dhe të nëntë ka fituar vend të parë në olimpiadën kombëtare të matematikës. Në klasë të shtatë dhe të tetë ka fituar çmim të parë në olimpiadën mbarëkombëtare të organizuar aga klubi i matematikanëve “Pascal”. Në klasë të nëntë ka fituar vend të parë në olimpiadën e rrethit të kimisë për klasat e dhjeta. Po në klasë të nëntë ka qenë pjesë e ekipit kombëtar që përfaqësoi Shqipërinë në olimpiadën e matematikës ballkanike për të rinj JBMO 2016. Në klasën e dhjetë ka fituar vend të parë në olimpiadën e matematikës dhe kimisë në rrethin e Durrësit si dhe çmim të parë në olimpiadën kombëtare të matematikës. Në vit të parë isha pjesë e ekipit kombëtar që përfaqësoi Shqipërinë në olimpiadën evropiane të matematikës EGMO 2017 zhvilluar në Zurich të Zvicrës dhe fitoi çmim nderi “Honorable Mention”. Në vit të dytë fitoi vend të parë në rreth për matematikë dhe vend të dytë për kimi dhe fizikë. Gjithashtu këtë vit u kualifikua si pjesë e ekipit kombëtar për evropianin e matematikës EGMO 2018 që u zhvillua në Firence, Itali një javë më parë, ku mori përsëri çmim nderi “Honorable Mention” me 1 pikë më pak që e ndau nga medalja e bronzit. Olimpiada Evropiane, EGMO 2018:është një olimpiadë evropiane me vende pjesëmarrëse nga e gjithë bota ku përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Brazili, Japonia, Australia etj.. Ekipet kombëtare të shteteve pjesëmarrëse përbëhen nga 4 femra, ku për Kombëtaren e Shqipërisë, 2 nga 4 vajzat anëtare të ekipit ishin nga shkolla jopublike “Perla” e Vlorës. Ky vit ishte paraqitja më e mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në këtë olimpiadë të një vështirësie të nivelit botëror pasi doli në vendin e 35 nga 52 shtetet pjesëmarrëse duke lënë pas shtete si Spanja, Greqia, Austria, Finlanda, Norvegjia, India etj. Ajo është kualifikuar edhe si pjesëtare e ekipit kombëtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës që do të zhvillohet në Serbi, në maj 2018. ne maj.

Seli Lulaj – anëtare e ekipit kombëtar të matematikës për vajza të Shqipërisë
Rrugëtimi i saj nëpër olimpiada ka filluar në klasë të shtatë ku fitoi vend të parë në rreth dhe të tretin në Republikë. Në klasë të tetë fitoi vend të parë në rreth dhe në olimpiadën mbarëkombëtare të Plus-it. Në klasë të nëntë ka fituar në rreth dhe vend të parë në Republikë. Po këtë vit ishte anëtare e ekipit kombëtar që mori pjesë në olimpiadën ballkanike JBMO që u zhvillua në Rumani. Në këtë olimpiadë mori medalje bronzi. Në klasë të dhjetë fitoi vendin e parë në olimpiadat e matematikës dhe fizikës në rreth, çmim të parë në matematikë dhe të tretë në fizikë në kombëtare. Ishte anëtare e ekipit përfaqësues në olimpiadën Evropiane për vajza EGMO në Zvicër dhe anëtare e ekipit në olimpiadën botërore IMO të zhvilluar në Brazil. Në këtë të fundit fitoi medalje nderi. Në vitin 2018 ka fituar çmim të tretë në olimpiadën kombëtare të matematikës dhe medalje nderi në olimpiadën evropiane për vajza EGMO që u zhvillua në Itali. Gjithashtu është pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në olimpiadën ballkanike BMO në Serbi.

Evi Hoxha – Studiuar te “Perla” në vitet 2005-2009
Fituese e vendit të dytë në Nevada të SHBA-së, midis 1500 shkencëtarëve të rinj duke përfaqësuar Shqipërinë (Maj 2009).
Manushaqe Muço – 2005 – 2009
Vendi i parë dhe medalje Ari në Olimpiadën e trevave shqiptare (Pogradec-qershor 2006).
Vendi i dytë në Olimpiadën Ballkanike të zhvilluar në Rodos (Greqi), ku përfaqësoi Shqipërinë.
Klevis Ymeri – 2003- 2007
Në vitin 2006 ka dalë vendi i katërt në Olimpiadën Botërore të zhvilluar në Slloveni, për klasat e 12 në matematikë. Në vitin 2007 vendi i katërt në Olimpiadën botërore të zhvilluar në Vietnam, po për klasat e 12 në matematikë
Rinald Murataj – 2003 – 2007
Në muajin qershor të vitit 2007, në olimpiadën botërore të zhvilluar në Vietnam është renditur në vendin e katërt, për klasat e 12 për matematikë, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.
Fatjon Gerra 
Në vitet 2009– 2010 ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të matematikës duke përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike në Moldavi (Maj 2012)
Arlind Gjoka
Anëtar i ekipit kombëtar të matematikës. Përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën Botërore në Bremen, Gjermani, qershor 2009.
Ersiljo Tushaj – 2002-2006
Fitues i medaljes së bronzit në Olimpiadën Ballkanike të matematikës, të zhvilluar në Qipro.
Fitues i çmimit “Hohourable Mention “ në Olimpiadën botërore të fizikës të zhvilluar në Singapor.
Niko Kaso
Vendi i tretë në Olimpiadën botërore të matematikës të zhvilluar në Spanjë, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.
Endi Selmanaj – 2014-2017
Fitues i vendeve të para në lëndët e matematikës dhe fizikës në shkallë qarku dhe kombëtare.
Pëllumb Maraj
Ka fituar vend të tretë në rreth për matematikë, vend të parë në fizikë dhe vend të dytë në informatikë. Të gjitha këto fitore, i ka në shkallë rrethi.
Sigal