Ceremonia e Pavarësisë/ Presidenti Begaj nga Sheshi i Flamurit në Vlorë: Përgjegjësi nga klasa politike. Ta duam atdheun me vepra, shërbim e patriotizëm

122
Sigal

Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës në kuadër të festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë së vendit presidenti Bajram Begaj ka thënë se historia e vendit ka qenë e mbushur me luftëra dhe sakrifica për liri, dije e progres.

“Me gëzim dhe krenari Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton për të kremtuar 110-vjetori ne shpalljes së Pavarësisë. Patriotë të mëdhenj dhe mendjendritur udhëhequr nga Ismail Qemali i dhanë atdheut vendin që i takonte në familje ne madhe të kombeve. Historia jonë është histori luftërash e sakrificash për liri, dije e progres. Pavarësia është dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar”, tha Begaj ndër të tjera.