Inxh. Niko Naska: Hidrocentrali dhe tranzicioni i energjisë

213
Sigal

Ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale janë parë nga shumë shkencëtarë si një rrezik për planetin Tokë. Gjatë kësaj kohe, ka pasur dhe është konstatuar rritje graduale e temperaturave, evidente që prej shekullit të tetëmbëdhjetë, pas shpikjes së makinave me rrymë elektrike. Në këtë periudhë, u rrit niveli i gazeve të emetuara nga njerëzit në natyrë. Këto gaze ndikojnë në ndryshimin e efekteve izoluese të atmosferës. Molekulat e tyre, kryesisht dyoksidi i karbonit (CO2) dhe klorofluorokarbonatet(ClFC5), pengojnë nxetësinë e çliruar të dalë nga toka dhe të mundë të kargohen në hapësirën jashtë.CO2 është gazi kryesorë i efektit serë, i cili është fenomeni që prodhon ngrohjen e planetit kur gazi i çliruar nga djegia e biokarburanteve (fosileve)dhe centraleve bërthamore. Plani ambicioz për tranzicionin e energjisë në Evropë kërkon të arrijë një të ardhme të qëndrueshme ndaj klimës me karbon të ulët në një mënyrë të sigurtë e me kosto të ulët.
Në shumë vënde evropiane, faza e gjenerimit bërthamor, qymyrit etj ka filluar me kalimin në burime të rinovueshme të reja, që përbëhen kryesisht nga dielli dhe era për prodhimin e energjisë elektrike. Sidoqoftë, dielli dhe era janë burime të ndryshueshme energjie dhe vështirë të harmonizohen me kërkesën. Hidrocentrali tashmë mbështet integrimin e energjisë së erës dhe diellit në rrjetin e furnizimit përmes fleksibilitetit në gjenerim si dhe kapacitetit të tij potencial për konservimin (ruajtien) e energjisë. Hidrocentralet krahas prodhimit të energjisë elektrike rolit si katalizator i shkëlqyer për një trazincion të suksesshëm të energjisë. Ai plotëson energjinë e prodhuar nga dielli dhe era për të patur vijueshmëri e pandërprerje. Me këtë trazincion të energjisë elektrike ndikojmë në mbrojtjen e tokës. Dr. Rosalie Bertelli shprehet: “Ne duhet të vendosim një marrëdhënie bashkëpunuese me planetin tokë, jo vetëm për dominimin e saj por, për atë që ajo është dhurata e jetës që ne jua trashëgojmë fëmijëve tanë dhe brezave që pasojnë”.