Hyqmet Zane: Pavarësia që erdhi nga Elbasani dhe harresa si model antishqiptar

168
Sigal

Erdhi dhe shkoi 25 nëntori si dita e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamuirit në Elbasan 110 vjet më parë. U bënë ceremoni të thjeshta pa bujë dhe pa tam-tame, gjithnjë të ndara, pa mirëkuptimin mes të dy anëve të politikës a thua se ishte një moment i zakonshëm i historisë. Nuk dua t’i paragjykoj, por fryma jo dashamirëse e pushtetit në fuqi, mosgjetja e gjuhës në bashkimin e njerëzve për solemtitetin e festës  në një përvjetor jubilar, të bën të dyshosh në sinqeritetin e një organizimi në shërbim të brezave të një ngjarjeje, që ka protagonistë personaltietet e shquara me të cilët krenohemi.

Bëri edhe bashkia një ceremoni nderimi, por para tyre ishin demokratët që festuan me pjesëmarrjen e nënkryetarit të PDSH Luçiano  Boçi, kryetarit të degës Blendi Himçi dhe trashëgimtarëve të familjeve që u bënë pjesëmarrës dhe nënshkrues të shpalljes së Pavarësisë së Elbasanit. Është qyteti ku mendjet atdhetare i treguan vendin e duhur ushtrisë serbe, që ishte në portat e qytetit për pushtimin e rajonit.

Në një formë a në një tjetër, ata 33 burrat që u bënë ballë bashkë me Aqif Pashë Biçakçiun hordhive serbe, ishin heronjtë e kohës që mund të jepnin edhe jetën për të ruajtur pavarësinë e vendit. Ata ishin personalitete të lartë dhe me emër në Perandorinë Osmane, por edhe atdhedashës që e nënshkruan me koshiencë shpalljen e Pavarësisë.

Sipas një studimi të Dr. Shefqet Deliallisi, një nga pinjollët e kësaj familejje me emër në nënshkrimin e Pavarësisë në Vlorë dhe ish Prefekt i Elbasanit 10 vjet më parë, ai shkruan se “Pas ardhjes në pushtet të komunistëve në Nëntor 1944…Lef Nosi u pushkatua, Shefqet Daiu, Sami Vrioni, Qazim Kokoshi vdiqën në burg, Bedri Pejani iu dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan. Të tjerë, Mit’hat Frashëri, Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, që për t’i shpëtuar persekutimit komunist emigruan, u shpallën kriminelë lufte. Por dhe ata që kishin vdekur vite më parë, u fshinë nga historia. Të afërmit e tyre iu nënshtruan një persekutimi të paparë. Nuk u kursyen as djemtë e Ismail Qemalit, njeri u burgos dhe u detyrua te ndërronte mbiemrin, tjetri u detyrua të largohet nga Shqiperia. As Ibrahim Bej Biçakçiu, djali i Aqif Pashë Elbasanit, që u burgos e më pas u poshtërua duke u detyruar nga komunistët të pastronte WC publike të Elbasanit, as djali i Isa Boletinit, që u vra me atentat nga komunistët. Kështu me rradhë pothuaj të gjithë, Ymer Deliallisit komunistët i vranë dy djemtë, tre vllezërit dhe tre djemtë e tyre.…”

Shkaku del qartë në dokumentat publikuar së fundi. Ja çfarë urdhëronte Enver Hoxha në 17 nëntor 1944 : ”……kapni, arrestoni dhe egzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët. Këto bëjnë përshtypje në popull.”

Ndërsa më vonë një nga krerët komunistë, Gogo Nushi, rrëfehet për krimet : ”Të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, jo kriminelë dhe jo kuislingë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut….asnjë s’meritonte të vritej.”

Kur i merr vesh këto bëma tipike antishqiptare, më vijnë ndër mend fjalët e kryeministrit të sotëm që derdh një lumë sharjesh dhe fyerjesh për opozitën “në emër të popullit që e ka votuar”, më qëndron i ngulitur miqësia e Edi Ramës më Aleksandër Vuçiç që së bashku më Ballkanin e Hapur, po bëjnë atë që bëri Enver Hoxha në marrëdhëniet me emisarët serbë që vranë rreth 400 intelektualë me arsim të lartë deri më 1949, që Shqipëria të mos kishte burra të mençur që t’i bënin opozitë. Kurse sot Edi Rama po u “pushkaton” të ardhmen rinisë dhe popullin e ka zhytur në batakun e varfërisë dhe të kriminalitetit, atë popull që e voton se e mashtron e ka vënë nën kthetrat e hajdutërisë dhe trafikimit me miliona e miliona, duke qenë në avangardën e trashëgimtarëve të denjë të një sistemi monist e diktatorial.

Duket sheshit se nderimi për datat historike në jubiletë janë eskluzivitet i kryeministrit: Po deshi ai bëhet festë, po nuk deshi ai, nuk ka festime, po deshi ai e prish dhe e shkatërron sheshin e Flamurit, po nuk deshi ai nuk ka monumente dhe vepra historike, por vetëm pallate shumë e shumë katëshe me kate pa leje që ky kryeqeveritar bën si i fortë pa pyetur për ligje dhe parlament.

Duke biseduar këto ditë me një mik që kishte ardhur jashtë me mallin se do gjente atmosferë festive për shpalljen e Pavarësisë, i zhgënjyer u shpreh “ky popull e ka hak këtë kryeministër edhe si dënim nga Zoti për heshtjen dhe mos protesën që i nënshtrohet një njeriu në padrejtësinë e tij. Është pak ajo që po i bën ky njeri si diktator këtij vendi”. Dhe miku im u kthye zemërplasur se kujtoi fjalët e kryeministrit “nuk keni parë gjë akoma” dhe tani po i shohim ato pushtllëqe, që bëhen ditën për diell, nën mbulesën e veshjes kryeministrore, pas parzmores së ambasadores amerikane Yri Kim, nën çudinë e europianëve, që nuk po dinë se ç’po i bëhet këtij populli dhe këtij vendi.

Ndoshta pritet të festohet 29 nëntori me merakun se kur iku gjermani i fundit më 28 apo 29, se ato i orientonte trupa serbe në Shqipëri që themeloi partinë komuniste dhe i bëri gjëmën Shqipërisë me pushkatime dhe me “dhruatën” më dashjen e Enverit që ata të kishin edhe procesverbalin e Shpalljes së Pavarësisë në arkivat e Beogradit për çudinë e madhe të shqiptarëve.

Shumë vlera dhe vepra erdhën nga Elbasani për kombin shqiptar që nga mësuesit e parë në shekullin e 19-të te Kongresi Elbasnanit dhe hapja e Normales, Universiteti i Parë shqiptar, erdhi Pavarësia dhe mësuesia shkoi në të gjitha trojet shqiptare, nga elbasanasit u drejtua Kongresi i Lushnjes dhe në Elbasan bëri shtabin e përgjithshëm të ushtrisë Enver Hoxha që u mbajt me florinjtë që dhanë tregtarët elbasanas se do vinte liria dhe demokracia dhe do hanim me lugë floriri, por që në fakt u bë izolimi dhe diktatura dhe tregtarët hëngrën lugën e qelbur të birucave të burgjeve me rrahje dhe vrasje. Dhe ky Elbasan e pësoi, u denigrua, iu pushkatuan dhe persekutuan burrat e nderuar, ndaj dhe nderimi nga demokratët u bë edhe tek monumenti i Aqif Pashë Biçakçiut, edhe tek monumenti i Lef Nosit, edhe tek memoriali i të përndjekurve të politikës staliniste.

Kur në sytë tani ravijëzohen ato mendime që tha në atë kohë Ismail Bej Qemali për Aqif pashë Biçakçiun, në veshët tanë buçasin fjalët “Se ç’vend do të kem unë në histori, këtë nuk e di. Sa për Ju, vendi Juaj si patriot, do të mbetet i shkruar në faqet e ndritura të historisë sonë”, nuk mund të imagjinonim se këto dy figura do të ishin aq shumë të largët nga realiteti në Shqipëri me persekutimin që u bëri diktatura nënshkruesve të Pavarësisë dhe injorimin që u bën Edi Rama idealeve të Rilindjes dhe Pavarësisë, që u bën shqiptarëve dhe historisë sonë në bashkëpunim me antishqiptarin Vuçiç dhe qeverisjen e mbrapsht të tij.

Në Pavarësinë e Elbasanit morën pjesë

  1. Aqif Pashë Elbasani
  2. Abdulla Bej Tirana
  3. Venemin Deliana
  4. Ali Agjahu
  5. Refik Myftiu
  6. Sheh Mahmut Guma
  7. Sheh Hysen Sulova
  8. Ruzhdi Alushi
  9. Alush Saraçi
  10. Venemin Nosi
  11. Kolë Papajani
  12. Emin Haxhiadem Shijaku
  13. Ymer Peni
  14. Hysen Dakli
  15. Hysen Hostopalli
  16. Serafin Jorgaqi
  17. Dhimitër Paparisto
  18. Shefqet Bej Vërlaci

20, Hasan Bej Biçakçiu

  1. Fuat Bej Kahremani
  2. Servet Bej Zylfi
  3. Demir Bej Sulçebeu
  4. Sheh Xhaferr Pasmaqi
  5. Taqi Buda
  6. Haxhi Nikolla Jorgaqi
  7. Rrapush Demeti,
  8. Mahmut Hakani,
  9. Isuf Bej Taushani
  10. Hasan Çiftja
  11. Demir Zenelhoxha
  12. Hafëz Sulejman Kungulli,
  13. Dhimitër Dhimitruka.