Abaz Hoxha: Pinjollët e tradhtarëve duhet të kërkojnë falje!

410
Sigal

Franca e dënoi me vdekje marshallin Petain se bashkëpunoi me gjermanët

Pinjollët e tradhëtarëve, duhet  të ulin kokën dhe të kërkojnë falje, për tradhëtinë e  prindërve të tyre

Abaz Hoxha, kineast

Ende sot, vazhdojnë të kakarisin pinjollët e tradhëtarëve të  kombit. Në vend të kërkojnë falje për  krimet që  bënë kundër vendit të tyre duke bashkëpunuar me armikun, të paktën siç bëri ai gjermani që shkoi në Borovë dhe u kërkoi falje për krimet e babait të tij, ende kërkojnë revansh për veprimtarinë e  prindërve të tyre. Ka filluar një fushatë për reabilitimin e kreut   të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashërit, i cili e udhëhoqi atë organizatë drejt  tradhëtisë, bashkëpunimit me pushtuesit, bile dhe në mbrojtjen dhe në dijeni të plotë për një fushatë terrori kundër popullit të tij, siç bëri në rastin e masakrave  të 4 shkurtit në Tiranë. Në bazë edhe të dëshmive të një nga krerët  kryesorë të Ballit, sekretarit të përgjithshëm të saj, ai ishte në dijeni të plotë për listat e përgatitura për arrestimin e 500 militantëve dhe njerëzve  të dyshuar sipas tyre, që u përgatitën para masakrave të datës 4  shkurt 1944, ku u vranë 85 vetë. Ai ishte në dijeni se do të arrestoheshin 500 vetë të ndarë në tre grupe, në grupin e parë ishin ata që do pushkatoheshin pa gjyq menjëherë mbas arrestimit, siç ndodhi në të vërtetë. Vetëm për këtë denoncim të pohuar nga ata vetë, Mit’hat Frashëri, duhet të shpallet si kriminel lufte. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet në botë që, kriminelët dhe bashkëpuntorët me pushtuesit të falen vetëm se kanë patur merita në të kaluarën. Franca e dënoi me vdekje Marshallin Petain se bashkëpunoi me gjermanët, ndonse ai ishte shpallur Hero Kombëtar, në Luftën e Parë Botërore. Po  kështu veproi edhe me kryeministrin, i cili u pushkatua për bashkëpunimin me gjermanët. Në vend të dënohet  tradhëtia e tij që bëri ndaj atdheut dhe babait  të tij, shkojnë dhe e varrosin pranë tij, duke cenuar edhe dinjitetin të patriotit të madh Abdul Frashërit. Të gjitha qeveritë kuislinge që i  kanë shërbyer pushtusve, kanë qenë edhe bashkëpuntore, bile edhe drejtuese të  organizatave tradhëtare si, Balli Kombëtar, dhe Legaliteti. Ata jo vetëm nuk kanë qenë kundër pushtueve, por kanë nxjerrë edhe ligje për çarmatosjen e popullit,  biles janë vënë hapur, edhe  kundër koalicionit antifashist. Që në 17 dhjetor 1942, kur kryeministër ishte Mustafa Kruja, shteti shqiptar nën pushtimin fashist, i deklaron luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra rreshtohet direkt në frontin profashist, kundër koalicionit të madh antifashist / F.Quku, f.65/

Siç dëshmon Faik Quku/ f. 232/: “…Gjatë muajit korrik 1943, Komiteti Qendror i Ballit vendosi që, nëqoftëse vijnë gjermanët në Shqipëri, çetat balliste të mos provokojnë aksione luftarake kundër tyre, por të ruejnë pozicionet dhe të mos i lanë çetat e Nacionalçlirimtares me ba aksione të tilla në zonat balliste…” Pra, jo vetëm të mos luftonin vetë, por të mos lejonin edhe çetat partizane për t’i goditur trupat pushtuese. Dhe praktikisht, i mbështetur në këto orientime, ballisti Rasim Babameto, porositi çetat e ballit të Gjirokastrës që t’i sulmonin çetat partizane në qoftë se ato organizojnë aksione kundër italianëve që po përgatisnin operacionin kundër Libohovës, dhe kështu ndodhi praktikisht. Kjo dëshmohet edhe në letrën që Kryetari i Ballit Mit’hat Frashëri, ju dërgon gjithë njësiteve të Ballit Kombëtar, që jepet më poshtë në dorëshkrim:

Siç shikohet në krye të letrës, parulla e Ballit Kombëtar ishte jo lufta kundër pushtuesve, por kundër nesh: “SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, VDEKJE E TRADHËTARËVE. Dhe tradhëtarët për ta, ishim ne, që luftonim për çlirimin e vendit. Siç dëshmon Sekretari i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar  Faik Quku në librin e tij dy vëllimësh: “Taktika jonë ndryshonte prej taktikës së komunistëve. Ndërsa taktika e Partisë Komuniste ishte sulmuese, e jona ishte mbrojtëse, në pritje të një kohe opportune, për me ba sulmin e përgjithshëm përfundimtar. Për këtë arsye komunistët në korrik 1943, nxorrën traktin e pare, “Prit gomar, të mbijë bar, se kështu thotë Balli Kombëtar”… Si mund të jetë patriot një kryeministër si Mustafa Kruja që në pranverën e vitit 1942 në Campidoglio të Romës, para gjerarkëve të lartë fashtistë, mban një fjalim public, që bën apologjinë e fashizmit dhe të politikës italiane, një kryeministër që mban në gjoks stemën me sëpatat e fashizmit dhe është kryeministri që organizoi një fushatë terrori kundër lëvizjes nacionalçlirimtare, sidomos në Shqipërinë e jugut i ndihmuar edhe nga ligjet mbrojtëse, që bëri bashkëpunëtori tjetër i fashistëve dhe një nga krerët e Ballit Kombëtar, ish ministri i Drejtësisë, Hasan Dosti. Ç’është ky kryeministër patriot që qëndron në dy karrige? T’u shërbejë italianëve deri në fund dhe nëqoftëse ata mposhten, atëhere të ndërrojë karrige, siç i thoshte Ali Këlcyrës, një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar, sipas Faik Qukut:

“ Sa të jenë italianët në Shqipëri, ju duhet të më ndjekni mue dhe, në rast se lufta fitohet prej aleatëve, delni ju në krye të situatës dhe unë do të vij pas jush!”

Kjo deklaratë vërteton edhe faktin që Balli Kombëtar ka qenë qysh në fillim në bashkëpunim me qeverinë kuislinge, pra me pushtuesit. Si është e mundur që një nga krerët kryesorë të Ballit Kombëtar si, Hasan Dosti, të marrë pjesë qysh në fillim në qeverinë kuislinge si ministër i Drejtësisë, të nxjerrë ligje për  çarmatosjen e popullit dhe të quhet patriot ? Pra Balli Kombëtar qysh në fillim jo vetëm që nuk ishte për luftë kundër pushtuesve, por bashkëpunoi ngushtësisht me ta, duke marrë pjesë direkt në aparatin qendror dhe lokal të pushtuesve. Luftën Nacionalçlirimtare  e kanë vlerësuar edhe aleatët tanë të Luftës. Aleatët tanë të koalicionit antifashist bënë çmos për t’i hedhur në luftë organizatat e Ballit dhe Legalitetit, bile u hodhën edhe furnizime ushtarake dhe veshmbathje, por ata ishin kundër kësaj pjesëmarrje dhe u vunë direkt edhe kundër aleatëve, dhe mendonin vetëm për pushtetin e ardhshëm, siç dëshmon Faik Quku, se ata u kërkonin gjermanëve për pajisjen me armatime dy divizione pas kapitullimit në mënyrë që ti kishin kundër Lëvizjes Antiashistë që bëne sakrifica të panumërta për çlirimin e vendit. Me gjithë përpjekjet që bënë aleatët anglo-amerikanë për t’i hedhur në luftë Ballin Kombëtar dhe forcat zogiste të Abaz Kupit, ata nuk u përfshinë në luftë dhe me pushtimin nazist ata u bënë bashkëpuntorë të gjermanëve, dhe u vunë edhe në pararojë të operacioneve naziste kundër Lëvizjes Nac.Çlimtare, dhe bënë edhe krime kundër popullit të tyre.

Gjenerali Dejvis ishte treguar më objektiv dhe më i prerë për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj forcave balliste dhe zogiste. Që në 17 dhjetor 1943, ai i shkruante qendrës së tyre në Kairo:

“Unë rekomandoj një ndryshim. Situata ka evoluar kaq shumë kohët e fundit saqë, urgjentisht të demaskohet Këshilli i Regjencës kolektivisht, dhe çdo anëtar i tij me emër, sikurse edhe Balli Kombëtar… Të gjithë po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët me sasinë e madhe të armëve që u kanë dhënë po i shfrytëzojnë duke i vënë të ruajnë rrugët kryesore, shërbime policore dhe të drejtojnë patrullat duke i liruar trupat gjermane….Në të gjitha veprimet e kryera  kohët e fundit nga LNÇL. Janë ndeshur me trupa të përziera gjermane dhe balliste të armatosura mirë dhe të stërvitura nga gjermanët. Luftimet në zonat e Pezës dhe të Dibrës…sidomos kohët e fundit kanë provuar plotësisht bashkëpunimin e tyre të ngushtë….Ballkomi/Ballistët/ dhe Abaz Kupi, më premtuan se do t’i luftonin aktivisht gjermanët, por nuk bënë asnjë aksion, sado që kanë patur shumë raste për t’u bërë rezistencë gjermanëve… Si Ballkomi, ashtu edhe zogistët, tash botojnë gazeta të kushtueshme dhe pretencioze, që duket hapur se janë ndihmuar nga gjermanët, por në asnjë numër të këtyre gazetave nuk gjen asnjë referim antigjerman…Mendoj se qëndrimi i aleatëve, duhet të shpallet botërisht menjëherë, duke e bërë të qartë se kuislingët, tradhëtarët  dhe ata që nuk luftojnë gjermanët, do të marrin ndëshkimin që u takon dhe në kohën e duhur nga aleatët…Prandaj  mendoj të bëhet një deklaratë e hapur në favor të Lëvizjes Nac.Çlirimtare  /Reginald Hibbert “Fitorja e hidhur”fq.124-125 dhe John Holliday “Shqiptari dinak” fq.73./

 Është kuptimplotë edhe fakti që kur, Mithat Frashëri iku në Itali, në prag të çlirimit, ai u konsiderua atje, si kriminel lufte dhe u arrestua, por u mbrojt nga miqtë e tij.